Shërbime

Ne, TRANSLOG ALBANIA transportojmë ngarkesa të llojeve të ndryshme, të klasifikuara në grupet më poshtë:

  • Ngarkesa Grupazh
  • Me temperaturë të kontrolluar
  • Jashte normë
  • ADR /Hazardous

Falë rrjetit tonë të gjerë të bashkëpunëtorëve , ne jemi gjithmonë të gatshëm t'ju ofrojmë zgjidhje transporti:

  • Tokësor
  • Detar
  • Ajror
  • Me kontenierë (kryesisht LCL)
  • Të kombinuar

Transport tokësor

Alternate Text
Shërbime të përfshira
  • FTL (trailer të plotë)
  • LTL (ngarkesa grupazh)
  • Konsolidim
  • Suport Logjistik
  • Sigurim CMR / ALL RISK (sipas kërkesës)
  • Verifikim Dokumentacioni

Shoqëria jonë e transportit kryen aktivitetin e saj të import/export të mallrave për të tretë, e fokusuar kryesisht në Itali. Klientëve tanë, prej më shumë se 20 vite i ofrohet asistencë dhe shërbim edhe nga zyra jonë përfaqësi në Trieste, Itali nëpërmjet bashkëpunimit me BLOGISTIC SRL. Pjesën më të madhe të kërkesave ne e kemi nga Italia e Veriut dhe ajo qëndrore për në Shqipëri dhe anasjelltas. Ndërsa përsa i takon Italisë së Jugut, lëvrojmë dërgesa nga Napoli, Salerno, Bari.
Përpara nisjes së ngarkesave, nga stafi ynë i kualifikuar, bëhet një verifikim i kujdesshëm jo vetëm i dërgesës por edhe që dokumentacioni që e shoqëron atë të jetë i plotë, i saktë dhe konform rregullave doganore. Gjithashtu, jo të pakta janë edhe ngarkesat që ne bëjmë direkt me mjetet tona, ose edhe me anë të asisitencës së bashkëpunëtorëve tanë, nga vende të tjera si Gjermani, Austri, Francë, Spanjë, Holandë, Belgjikë
Shqipëria, fluksin më të madh të shkëmbimeve tregtare (rreth 70%) e ka me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Për rrjedhojë edhe të pozicionit gjeografik të favorshëm, transporti tokësor është aktualisht një nga format më të përdorshme të lëvizjes së dërgesave nga / për Shqipëri. Ne shërbejmë klientët tanë në këtë sektor, për tërheqje të ngarkesave të tyre, jo vetëm me transport të mallrave normale (të plotë / grupazh), por edhe ADR e me temperaturë të kontrolluar.
Përkujdesi për ngarkesat tuaja është qëllimi i shërbimit që ne ofrojmë.

Transport detar

Alternate Text
Shërbime të përfshira
  • LCL (ngarkesa në kontenierë grupazh)
  • Konsolidim
  • Suport Logjistik
  • Verifikim Dokumentacioni

Rruga që ne zgjedhim për dalje nga EU është me tokë, nëpërmjet pikës kufitare të Karasoviçit në Kroaci, me det , nëpërmjet tragetit me nisje Ancona – Durrës / Bari – Durrës.
Shumë nga kërkesat që ne marrim për shërbime transporti me kontenierë LCL (less than container load) , i grumbullojmë në magazinën e BLogistic në Trieste , Itali dhe prej andej i lëvrojmë me trailer në grupazh deri në destinacionin final.
Ofrojmë zgjidhje efektive me alternativa multimodale të shërbimit të transportit.

Transport ajror

Alternate Text
Shërbime të përfshira
  • Konsolidim
  • Suport Logjistik
  • Verifikim Dokumentacioni

Një tjetër shërbim të cilin kompania jonë Translog Albania e ofron, është edhe transporti ajror cargo.
Kërkesat e klientëve tanë janë gjithnjë në rritje si pasojë edhe e afatit të shpejtë të lëvrimit për distanca të largëta.
Dimë të jemi kompetitivë dhe të besueshëm

Magazinimi

Alternate Text
Proceset e punës në magazinë, të koordinuara më së miri nga stafi ynë, konsistojnë kryesisht në:
  • Ngarkim dhe shkarkim
  • Verifikim i dërgesave në përputhje me dokumentacionin e përcjellë
  • Organizim dhe shpërndarje dokumentacioni
  • Ndjekjen e procesit të zhdoganimit/exportit
  • Lëvrimin e mallrave në destinacion

Për të përmirësuar shërbimin tonë kundrejt kërkesave të klientëve, që lidhen kryesisht me problematika të ndryshme në dogana, jemi munduar të gjejmë gjithmonë zgjidhje alternative. Kështu, ju bëjmë me dije se brenda territorit të Doganës së Tiranës prej 15/10/2018, me një sipërfaqe prej 300 m², është tashmë funksionale Magazina e Përkohshme, konceptuar dhe ndërtuar për të lehtësuar mbarëvajtjen e zhdoganimit të dërgesave nëpërmjet sistemit me manifest. Pas procedurës së tranzitit nga çdo pikë kufitare drejt Doganës së Tiranës, me të mbërritur në terminal, grupazhi shkarkohet në ambjentet e Magazinës së Përkohshme, nga ku secili klient pas zhdoganimit mund të marrë në dorëzim ngarkesën e tij totalisht i pavarur nga të tjerët. Në këtë mënyrë i japim fund pritjes nëpër dogana dhe përshpejtojmë procesin e marrjes së mallit në dorëzim nga ju që në momentin e parë pas zhdoganimit. Kujdesemi të gjejmë sistemin e duhur për çdo klient

Menaxhimi i projekteve

Alternate Text

Prej disa vitesh tashmë në shërbimin e transportit, asisitojmë klientët tanë edhe në projekte të ndryshme. Projektet kanë afate të mirëpërcaktuara për lëvrimin dhe gjithashtu edhe të dhëna të detajuara lidhur me sasinë e shërbimit që kërkohet, dhe shtrirjen e tij në kohë. Kjo ndihmon në një planifikim të kujdesshëm dhe organizim më të detajuar dhe mirëmenduar. Çdo biznes në rrugëtimin e tij të import/exporteve do të ballafaqohet me sfida e ndoshta edhe vështirësi për zgjidhjen e të cilave duhet të kontraktojnë shërbim më të specializuar. Ne ju vijmë në ndihmë secilit klient për projekte afatgjatë apo afatshkurtër, duke dhënë asistencën tonë përgjatë gjithë procesit logjistik. Në këtë mënyrë, i japim mundësi klientëve tanë që të shkurtojnë kosto, burokraci e vonesa. Kujdesemi jo vetëm që ngarkesat të transportohen në mënyrë optimale, por gjithashtu edhe për dokumentacionin e duhur që duhet përpiluar konform rregullave doganore, procesin e import/export, magazinimin e përkohshëm në doganë të Tiranës e deri në dorëzimin final. Dimë të japim prioritet dhe garanci