Rreth Nesh

Rreth nesh

Kompania jonë, e themeluar në korrik të vitit 2000, është ndërtuar dhe formuar vit pas viti mbi aftësinë dhe angazhimin e palëkundur për të plotësuar më së miri nevojat gjithnjë në ndryshim të klientëve tanë.

28

Koka tërheqëse

52

Gjysmë rimorkio

03

Me temperaturë të kontrolluar

07

Kamiona

Alternate Text

Translog Albania zë një pjesë të rëndësishme në tregun e transporteve ndërkombëtare nga dhe për Shqipëri. Me një flotë prej 90 mjetesh suportojmë dhe përballojmë me efiçiencë çdo kërkesë që na dërgohet, që prej tërheqjes e deri në dorëzimin e dërgesave në destinacion; kjo edhe me mbështetjen e një stafi menaxherial të kualifikuar dhe një rrjeti partnerësh të huaj, premium të industrisë. Me rritjen e kërkesës për shërbime të transportit dhe logjistikës, objektivi kryesor i kompanisë sonë është që të ofrojmë zgjidhje të thjeshta, të shpejta dhe me kosto efektive ndaj problematikave komplekse të mjedisit në të cilin operojmë. Ne transportojmë mallra të konsumit, industrial, të rrezikshëm dhe me temperaturë të kontrolluar, qofshin këto FTL, LTL, LCL, duke i lëvruar këto dërgesa nëpërmjet tokës, detit, ajrit dhe të kombinuara ndërmjet tyre. Ne jemi të fokusuar tek klienti, fleksibël dhe të besueshëm.